Punimet brenda selisë PD nuk kanë mbaruar akoma, e ndërsa punëtorët kanë fortifikuar dyert e dritaret kanë harruar dritaren e banjos.
Pikërisht kete dritare të banjos e katit të parë shfrytezoi gazetari Bled Marku, për të sjellë pamjet nga brenda ku vijon puna e blindimit të selisë.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, në selinë e PD-së po vendosen dyer hekuri, ndërkohë që një fakt të tillë e mohoi në një studio televizive kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Me zë dhe me figurë, ky i fundit tha se pamjet e bërë publike më herët nga mediat nuk ishin të vërteta.
Por video e siguruar pikërisht nga një dritare e banjos e lënë hapur, nxjerr zbuluar propagandën e Bashës.
Gjatë ditës së nesërme, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare, përpara selisë së PD-së, për të nxjerrë nga zyra Lulzim Bashës, që sipas tij është shkarkuar me vendim të Kuvendit Kombëtar, dhe më pas në Referendum.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb