Pas kalimit në parlamentin grek, është firmosur në Prespë marrëveshja historike që i jep një emër të ri shtetit që deri tani ndërkombëtarisht është quajtur Republika ish-jugosllave e Maqedonisë, ndërkohë veten e quante Maqedoni.

Dy ministrat e jashtëm, Kotzias dhe Dimitrov kanë nënshkruar paktin që pas 27 vjetësh Greqia e njeh fqinjin e saj verior me emërtimin “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Kryeministri grek, Alexsis Tsipras ka shpallur përfundimin e një lufte verbale mes dy vendeve.

“Duam të bëjmë një hap për të harruar plagët e të kaluarës, jo vetëm për vendet tona por edhe për Evropën, për të shkuar përpara për një ardhmëri më të mirë. Kjo do vendosë themelet e një epoke të re.

Unë me Zaevin vendosëm të tejkalojmë vështirësitë. Dua të falënderoj OKB dhe Nimiçin që 25 vite përpiqet të zgjidh çështjen. Nuk mund të ndodhte në një moment më të mirë, sepse sot është ditëlindja e Nimiçit (negociatorit të OKB-së për emrin e Maqedonisë)”, ka deklaruar Tsipras.

Kryeministri grek ka kërkuar nga qytetarët që të lexojnë marrëveshjen pa paragjykime.

Në ceremoni përveç Methju Nimiç, negociatorit stoik që ka kaluar mbi 10 drejtues shtetesh si në Athinë dhe në Shkup, ka marrë pjesë si krahu i djathtë i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së, Rozmari Di Karlo, por edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Ndërkaq, kryeministrii Maqedonisë Zoran Zaev, tha se Athina nuk është më antagoniste por një mike e ri.

“Po ndërtojmë partneritet me Greqinë. Ata do të jenë përkrahës tanë për një rrugëtim më të mirë të vendit. Në rajon kemi një realitet të ri dhe nuk mund të injorojmë këtë realitet që do ta ndërtojmë së bashku duke u bazuar në themelet e miqësisë dhe bashkëpunimit.

Të hapim kufijtë dhe jo rivalitet e tensione. Të unifikohemi në vlerat e BE-së, në siguri të përbashkët, prosperitet dhe ekonomi të fuqishme. Me këtë marrëveshje iu dhamë shans këtyre vlerave duke ndërtuar një të ardhme më të mirë në ekonomike, bashkëpunim tregtar, lëvizje të lirë, sepse e pamë që nga izolimi askush nuk kishte hajër.”, theksoi Zaev.

Prespa, vendi ku i firmos marrëveshja është zona e vetme ku bashkohen kufijtë e tre shteteve ballkanike, Greqisë, Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore. Aty u firmos historia dhe është rrëzuar realisht pakti i Jaltës i vendosur ndërmjet Stalinit, Rusveltit dhe Ccurccillit në vitin 1945, që ia dhuruan Maqedoninë, Jugosllavisë së Titos.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re