Më në fund në tamponin e katërt presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka rezultuar negativ ndaj COVID-19. Ai u infektuar me koronavisuris më 7 korrik.

Lajmin e mirë e dha vetë 65-vjecari më një njoftim në Twitter ku ka postuar edhe një foto që tregon se çdo gjë është në rregull.

Prej 7 korrikut ai punon i izoluar nga një zyrë në pallatin presidencial. Jair Bolsonaro nuk ka pasur probleme të mëdha me shëndetin e tij vetëm pak temperaturë deri në 38 gradë në fillim të sëmundjes.

Kujtojmë që Brazili është shteti i dytë në botë pas SHBA për nga numri i të infektuarve, duke regjistruar deri tani 2,287,475 të prekur nga të cilët kanë ndërruar jetë 85,238 persona.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re