Merr fund “telenovela” Sadiku. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është zyrtarisht pjesë e Malagës duke iu bashkuar skuadrës së Keid Bares.

Ka qenë klubi spanjoll që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Twitter”, konfirmoi transferimin e futbollistit shqiptar.

Sadiku është transferuar te klubi i ri si i huazuar nga Levante, teksa fillimisht ai do të regjistrohet me Malaguenën, skuadrën e dytë ku edhe do të kryejë testet mjekësore dhe më pas do të kalojë me skuadrën e parë të Malagës.

Me afrimin e Sadikut Malaga do të synojë këtë sezon rikthimin në elitën e futbollit spanjoll.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re