Skip to content

Merr fund “telenovela” Mega, gjigandi grek ndërpret transmetimet

Ka ndërprerë përfundimisht sinjalin këtë të dielë në Greqi, televizioni Mega Channel. Pas gati 30 vjetësh transmetime, një nga televizionet më të mëdhenjë në Greqi, i ka dhënë fund transmetimeve pas vendimit të këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit.

 

Edhe pse drama e Mega Channel nisi qysh në vitin 2012, ajo ka marrë përfundimisht fund në 2018-ën, duke lënë kështu përfundimisht pa punë 500 punonjës dhe gazetarë.

 

Problemet e televizionit grek, nisën qysh me krizën greke pasi situata financiare e kanalit Mega Channel vetëm po përkeqësohej duke sjellë probleme fillimisht me pagat e punonjësve.

 

Por në vitin 2015, problemet e televizionit lider në Greqi u thelluan akoma më shumë pasi ai kishte kredi të pashlyera me vlerë më shumë se 150 milionë euro.

 

Për këtë arsye Mega nuk u lejua të merrte pjesë në tenderin për licensimin e televizioneve gjeneraliste kombëtare duke thellluar akoma më shumë problemet financiare.