Skip to content

Merr fund tensioni, ambasadorja amerikane Yuri Kim shtrëngon duart me Ilir Metën

“Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” ka bërë bashkë Presidentin e Republikës Ilir Meta, si një nga organizatorët e këtij aktiviteti dhe ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Ndonëse nuk është takimi i parë mes tyre në një aktivitet, ambasadorja e SHBA ka shtrënguar duart me Presidentin Meta dhe madje e ka falënderuar për aktivitetin.

“Falënderoj Presidentin Meta për organizimin e këtij forumi”, tha ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Situata mes Presidentit Meta dhe ambasadores Kim u tensionua në kohën e zgjedhjeve të 25 prillit. Pas deklaratave të Presidentit pati reagime nga ambasadorja Kim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb