Makthi per te gjithe ata qe drejtojne nje makine shume shpejt do te marre fund. Te henen do të fillojë puna për ndërhyrjen në autostradën Tiranë-Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes për pjesët e segmentit ku paraqiten probleme. Ne fillim te javes do të bllokohet dhe kryhet ndërhyrja në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës.
Pas përfundimit në kwtw pikw do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera, ndërsa projekti për gjithë autostradën në dy senset do të realizohet gjatë muajit Qershor. Sipas autoritetit rrugor do të riparohen shtresat në pjesët e dëmtuara dhe jo gjithë gjatësia e rrugës. Pra bëhet fjalë për riparim të shtresave rrugore në zonat e dëmtuara të cilat krijojnë probleme qarkullimi.
 
Kostoja e nderhyrjes është 615 mijë euro nga fondet e Bankës Botërore.
 
Mw herët ministria e brendshme dhe ajo e infrastruktures vendoswn kufizimin e levizjes se mjeteve te tonazhti te rende per te lehtesuar qarkullimin. Urdhri i firmosur nga ministrat fatmir xhafaj dhe damian gjiknuri parashikon ndalimin e kesaj kategorie te mjeteve nga data 15 qershore deri ne daten 15 shtator.
 
Kufizimet do te prekin ditet e fundjaves kur edhe fluksi i makinave eshte me i madhe. Ky hap i dy ministrive synon te shmang krijimin e radheve te gjata te mjeteve cis ka ndodhur ne vitet e kaluara. Akset kryesore kombetare vecanirisht ato qe te cojne ne bregdet perballojne nje fluks te madh mjetesh gjate muajeve te veres.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re