Subscribe

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Fatjon Muratin, i akuzuar për arsenalin e armëve, që u gjet në disa banesa në kryeqytet.

 

Edhe pse prokuroria kishte kërkuar 3 vite burg për Muratin, togat e zeza nuk i konsideruan provat e forta për ta dënuar dhe e liruan nga akuzat.

 

Ndërsa për të pandehurin tjetër për armët, Kristian Gjini, gjykata e dënoi me 7 vite e 6 muaj burg. Për këtë të fundit organi i akuzës kishte kërkuar 12 vite heqje lirie.

 

Policia ushtroi kontrolle në dy banesa të marra me qira nga Gjini ku u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë dhe municione të tjera luftarake. Në një nga kutitë ku mbaheshin armët u zbuluan edhe shenjat e gishtave të Muratit.

 

Në momentin që Murati u arrestua i akuzuar për armëmbajtje ma leje, ai ishte nën shoqërinë e Endrit Dokles dhe kunatit të tij. Më pas Murati u lirua nga gjykata dhe u la “arrest shtëpie”.

 

Murati është pronari i lokalit në zonën e Don Boscos ku u vra banakierja Mimoza Paja dhe u plagosen 6 persona të tjerë. Murati tashmë kërkohet nga policia për largim nga banesa.

 

Emri i Fatjon Muratit është përmendur edhe në masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë, pasi ishte një nga të dyshuarit në lidhje me këtë ngjarje ku u mor në pyetje nga hetuesit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re