Një vatër masive zjarri, që nga orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ka shkrumbuar 15 hektarë tokë dhe kullota ne Bashkinë e Dropullit.
Emergjenca e krijuar ka mobilizuar 40 trupa të forcave zjarrfikëse dhe efektivë të zonës.
Bëhet fjalë për djegien e 5 hektarëve pyll me drurë të rrallë të llojit Prall dhe 10 hektarëve kullota.
Për të shuar zjarrin, Kryetari i Bashkise së Dropullit, Dhimitër Toli, i ka bërë apel zyrës së Emergjencave Civile në Tiranë, për të vendosur në dispozicion një helikopter pasi është e pamundur të ndërhyhet nga toka.