Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Myltë të Lezhës. Flakët kanë djegur katin e dytë të banesës e cila ka qenë në ndërtim. Familjarët nuk ndodheshin në shtepi, në momentin kur ka rënë zjarri.

 

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë nga një bombul gazi që po përdorej për punimet e banesës .

 

Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendin e ngjarjes ku të paktën për momentin zjarri është neutralizuar. Ndërkohë 3 zjarrfikëse janë në gadishmeri për çdo lloj situate

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko