Skip to content

“Merre rrugën dhe hajde më tako, nuk është celulari për këto punë”, Fatos Tushe ”i kudogjendur”: Si lejoi ndërtimit pa leje të biznesmenit me një telefonatë

Dosja e SPAK që çoi në pranga kryetarin e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, është e ndara në disa episode korrupsioni dhe abuzimi me detyrën, që nga fitimi i tenderit nga kompani fiktive, te mbushja me naftë e makinave të biznesmenëve dhe fëmijëve të tyre, e deri te ndërhyrja e kreut të bashkisë për ndërtimet pa leje.

Në një episod Tushe komunikon me një person me emrin Ismail Blliku, me të cilin bisedon lidhur me një ndërtim që ai po kryen në fshatin Shegas dhe për faktin që një inskektor i ka ndërprerë punimet, ndërkohë që shtetasi Fatos Tushe i thotë që ti flasi në emrin e tij.

Biseda mes të dyve është zhvilluar në muajin Mars të këtij viti.

Blliku: Përshëndetje kryetar, jam Ismail Blliku nga Shegasi, kemi biseduar bashkë, kam ulur një palë shtëpi aty dhe më ka ardhur Fatos Lulja dhe më ka pezulluar punimet

Tushe: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me kryetarin dhe telefoni, të thashë unë më duket që ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj bisedash

Blliku: Dakord, dakord

Tushe: Hajt

SPAK thotë se ka konstatuar ndërtimin në fjalë në fshatin Shegas, përballë qendrës shëndetësore.

“O Mule thuaji që t’iu hedhi atyre me 888”, si kryebashkiaku i Lushnjes mbushte me naftë makinat e djalit të biznesmenit: Po iki për pushime… pa merak mos e vri mendjen, e di vendin ti!

‘Normal që i thashë të fejuarit, ne na ka dalë Fatosi garant’, si e mësuan punonjësit e Bashkisë që ishin nën hetim nga SPAK: Kryetari na ka bërë 20 herë mbledhje, gjoja ça të themi atje

/faxweb