Skip to content

Merren 28 tamponë në Krujë, ja sa prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Kruja vazhdon të jetë ende një vatër aktive e koronavirusit, ndërkohë që çdo ditë zbulohen raste të reja.

Bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë bërë 28 testime, nga të cilat 4 rezultuan pozitive. Një shifër kjo më e ulët në krahasim me një ditë më parë ku u identifikuan 9 raste të reja.

Mësohet e 4 rastet e sotme janë persona kontakti me rastet e mëparshme.

/faxweb