Prokurorët shqiptarë të Krimeve të Rënda morën sot në pyetje Moisi Habilajn, kreun e grupit kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

 

Seanca është zhvilluar në Katania, aty ku Habilaj dhe dy shokët e tij, Meridian Sulaj e Nezar Seitaj pritet të dalin në gjyq pasditen e nesërme.

 

Burime nga Prokuroria e Katanias bënë të ditur se seanca e marrjes në pyetje zgjati nga ora 9 deri në orën 12.

 

Ndërkohë që Sulajn dhe Seitaj i kanë dhënë deklarimet e tyre një ditë më parë.

 

Nuk dihet ende se çfarë kanë deklaruar të akuzuarit, por për prokurorët shqiptarë dëshmia e tyre konsiderohet shumë e rëndësishme përsa i takon hetimeve ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re