Enti Rregullator i Energjisë  ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen për çmimin e energjisë elektrike.

 

 

Sipas vendimit, çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për muajin tetor, pasi gjatë këtij muaji do të rishikohet situata për përcaktimin e çmimit, dhe do të caktohet nëse çmimi 42 KË do të aplikohet gjatë muajit nëntor, për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 KË.

 

Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të rritet. Ky ishte vendimi që u mor në mbledhjen e bordit të ERE-së, ku u nënvizuar se ndryshimi i çmimit do të rishikohet në vijim.

 

“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit, Petrit Ahmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re