Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në një konferencë për mediat, ku theksoi se ky vendim ka ardhur si pasojë e gjendjes jo të mirë të disa fëmijëve dhe prindërve.

Të gjithë shkollat e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit do të jenë pushim.

“Duke e marrë këtë parasysh, si dhe duke dëgjuar me shumë respekt
sugjerimet e psiokologëve të ndryshëm që na kanë kontaktuar dje dhe
sot, kemi vendosur që: Dita e nesërme për të gjithe nxënësit e Tiranës,
Durrësit dhe Elbasanit, TË JETË DITË PUSHIMI!  Ditë pushimi të jetë
njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjecare, të
cilët punojnë në administratë shtetërore. Fatmirësisht, situata ne
terren paraqitet drejt normalizimit, por që familjet e afektuara të
tejkalojnë ankthin e djeshëm, u pa e arsyeshme që nxënësit e zonave të
lartpërmendura bashkë me prindërit e tyre që punojnë në administratë
shtetërore, ta kalojnë ditën e nesërme të lirë e të qëndrojnë me
njëri-tjetrin”, njoftoi ministrja. 

“Për fatin tonë të mirë, janë vetëm dy objekte shkollore që kanë
pësuar dëmtime në masën që të mos jetë e sigurt hapja e shkollës të
hënën. Një nga këto shkolla është klasë vartëse e shkollës qendër
“Berxullë”, me numër të vogël nxënësish të cilëve do t’i sigurohet
transporti për t’i dërguar në shkollën qendër. Ndërsa shkolla tjetër,
është prapë shkollë vartëse në Tiranë, por do të bëjmë njoftimin për
këtë shkollë pasi të marrim konfirmimin final nga Bashkia Tiranelë për
gjendjen e saj. 98 shkolla të tjera kanë pësuar dëmtime si plasaritje
fasadash, në muret e brendshme të shkollave apo ato të jashtme – pjesa
kryesore e të cilave janë sanuar dhe pastruar gjatë ditës së sotme nga
ekipet e bashkisë.  Pra, dua t’ju siguroj, se insfrastruktura shkollore
është gati për të vazhduar normalisht mësimin qysh nesër”, tha Shahini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re