Miratohet rritja e pagës minimale në 30 mijë lekë. Vendimi u mor sot në Këshillin Kombëtar të Punës, ku e pranishme në mbledhje ishte Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

“Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM nr.809 date 26.12.2018, duke u rritur me 15.4 %” – tha ministrja

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re