Qeveria ka miratuar vendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka rendituar arsyet e marrjes së këtij vendimi duke theksuar se kjo Akademi ka vepruar prej vitesh në kundërshtim me ligjin.

“Shkeljet dhe parregullsitë janë të mëdha dhe të shumta në numër, nuk kanë pasur një fakultet që është detyrimi parë ligjor. Në asnjë institut nuk ka mësimdhënie. Gjithashtu nuk është akredituar asnjëherë, 8 vite nuk ka regjistruar asnjë student, kjo i bën pasive të gjitha programet”, shprehet ministrja Kushi.

Institutet e Akademisë, thotë, ajo, do të funksiojnë si njësi autonome pranë Akademisë së Shkencave.

Evis Kushi: “Nuk ka pasur një fakultet që është detyrimi parë ligjor. Në asnjë institut nuk ka mësimdhënie, e bën të pamundur të vazhdojë të funksionojë si institucion i arsimit të lartë. Është e paakredituar asnjëherë, ndërkohë institucionet të tjera po akreditohen për herë të 2 dhe të 3-të.

Mosakreditimi e bën të pamundur jo vetëm të jetë institucion i arsimit të lartë por edhe të lëshojë diploma. Para disa vitesh ka lëshuar diploma, një shkelje e rëndë ligjore.

8 vite nuk ka regjistruar asnjë student, kjo i bën pasive të gjitha programet. Nëse nuk ka regjistrime për 2 vite duhet të regjistrohet për mbyllje programi, as këtë se ka bërë. E bëjnë të pamundur ekzistencën e kësaj Akademie.

Nuk justifikojnë as pagën, nuk kanë aplikuar as për regjistra, nuk kanë ngritur audit të brendshëm. Ne kemi një vendim ku shkeljet dhe parregullsitë janë të mëdha dhe të shumta në numër.

Por e rioganizojmë këtë Akademi duke i vendosur institutet e saj si njësi autonome pranë Akademisë së Shkencave, të gjitha të drejtat transferohen tek Akademia e Shkencave, Për doktorantët që janë në proces dhe duhet të kishin përfunduar prej kohës, do i transferojmë në institucione të tjera.

Do kenë mbështetjen tonë maksimale, ky vendim e sjell në ligjshmëri Albanologjinë shqiptare por edhe e ngre në nivel më të lartë. Lexoni raportin, ligjin sepse janë të qarta arsyet e këtij riorganizimi.

Nuk po mbyllet, thonë që po zhduket, jo që nuk zhduket por do marrë vendin që meriton, atje ku e meriton në Akademinë e Shkencave,

Sot ata që bërtasin janë përgjegjës që me veprimet apo mosveprimet e tyre e kanë lejuar të jenë në paligjshmëri., Jam krenare që po marrim hapin e duhur. Kam një listë të gjatë të studiuesve që e mbështesin këtë vendim dhe janë optimistë që do të ketë rezultate pozitive.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re