Teksa trupat ruse tashmë janë në rethinat e Kievit e ndërsa parimisht është diskutuar për një takim mes palëve, Presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar me një mesazh krerëve të ushtrisë ukrainase.

“U bëj thirrje personelit ushtarak dhe forcave të armatosura të Ukrainës: Mos lejoni që neo-nazistët dhe nacionalistët radikalë ukrainas të përdorin fëmijët, gratë e të moshuarit tuaj si mburoja njerëzore… merrni pushtetin në dorë, do të jetë më e lehtë për ne të arrijmë një marrëveshje”,u shpreh Putin në një takim me këshillin e sigurisë ruse.

Siç raportoi Reuters, Putin shtoi se trupat ukrainase po silleshin me trimëri, profesionalizëm e heroizëm.

Ndërkohë më poshtë, gjeni disa pamje live nga Kievi, atje ku herë pas here bien sirenat e luftës…



Post Views:
1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re