Ndonëse mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku u vendos shembja e Teatrit u zhvillua në befasi dhe jo live në Facebook, një ditë pas shembjes së goditës kryebashkiaku Veliaj ka mbledhur online anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Veliaj tha se ishte një fundjavë e vështirë por u kërkoi këshilltarëve që të marrin zemër. Veliaj tha se ka bërë gjënë e duhur që ka shembur teatrin kombëtar.

“Ka qenë një fundjavë e vështirë. Merrni zemër. E di se ka nisur një linçim publik ndaj anëtarëve që votuan për shembjen e Teatrit. E di që është një moment i vështirë, nuk është e lehtë të zgjohesh në mengjes dhe të marrësh mallkime në rrjet. Ishte një vendim i vështirë shembja e Teatrit, por vendimi më i drejtë. Mallkojnë dhe shajnë ata që nuk kane qënë kurrë në teatër.”

Veliaj zbuloi edhe detaje nga projekti për Teatrin e Ri.

“Në terma të përgjithshëm bëhet fjalë për një tetar 8930 m2, i vjetri në hipotekë pa shtesat, por në letra hipotekë ishte 1250 metra. I riu do të jetë 9 mijë m2, janë trefish krahasuar me ekzistuesin dhe gjashtëfish nga ajo që ishte në hipotekë.

Do të kemi 4 salla, një qendrore, një sallë më të vogël me 150 vende, një të dytë 350, një auditor të hapur në taracë, si tetarë veror me 380 vende. Skena do të jetë 630 m2. Ambientet ndihmëse për aktorët, do të jenë 520 metra katrorë” ,tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re