Gjykata e Tiranë ka lënë në burg efektivin e Rinasit, Briken Tereziu dhe pronarin e agjencisë turistike, Enea Sulejmani të akuzuar si të përfshirë në një skemë ku lejonin kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt BE.

 

Gjithashtu janë në fuqi masat e sigurisë “arrest shtëpie” për 3 prej efektivëve të aeroportit të Rinasit dhe masën “detyrim paraqitje” për 4 të tjerë.

“Arrest me burg”:

Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”

Eneo Sulejamanaj për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

“Arrest në shtëpi”

Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,

Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,

Inspektor Aris Drini, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,

“Detyrimi për t’u paraqitur”

Inspektor Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Enkis Aliaj, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor:

SKEMA

Bisedat telefonike të pronarit të agjensisë turistike të arrestuar për drogë çuan në zbardhjen e një skeme ku lejoheshin të kalonin përmes Aeroportit të Rinasit drejt BE të personave që e kishin të ndaluar.

Eneo Sulejamanaj, i cili kishte në pronësi një agjensi për shitje biletash, u vendos në pranga për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe Prokuroria e Tiranës pas sekuestrimit të telefonave të tij, arriti të zbulonte skemën.

Nga bisedat e zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton se Sulejmani kontaktonte me efektivin e aeroportit Briken Tereziu dhe i dërgonte të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensinë e tij, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS nëse plotësonin kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore me punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të parave

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë Briken Tereziu jepte udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryente pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Unionit

Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re