Skip to content

Merrnin kredi me dokumenta të falsifikuara, një në pranga një në kërkim

Falsifikonin dokumentet dhe mashtronin për të marrë kredi procedohen dy persona, policia arrin të ndalojë njërin dhe shpall në kërkim tjetrin

H.L., 33 vjeç banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L.A. Të dy shtetasit bashkpunonin më njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar , për të falsifikuar dokumenta të cilat ishin dyshuar si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi mbi këta shtetas rëndojnë akuzat  për veprat penale “Mashtrimi në kredi“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve.”

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi.

Finalizohet nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Kredia-4”.

Ndalohet 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi , zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Kredia-4”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit, H.L., 33 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. A. ( nuk jepen të dhëna tjera për arsye hetimi).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Punohet për kapjen e shtetasit L. A. dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi në kredi“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve.”

/faxweb