Skip to content

Merrnin para për të kaluar persona të paligjshëm në zonën Shengen, pranga 6 policëve

policia kufitare durres 0000

Gjashtë punonjës të policisë në Pikën Kufitare të Kontrollit në Durrës janë arrestuar nga SHÇBA për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

 

Sipas SHÇBA janë arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet:

 

1.A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

2.G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

3.G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;

4.D.D., 53 vjeç, me detyrë  Kontrollore në PKK Porti Durrës;

5.D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

6.J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.

 

Arrestimi i shtetasve të mësipërm sipas uniformave blu u bë pasi pas hetimeve të kryera rezultoi se ata në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve  që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në kushtet e flagrancës, punonjësve të policisë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi vlerash monetare në lek dhe euro, në vlerën 2.175  euro.

 

Dyshohet se shumat e vlerave monetare janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë.