Gjykata e Posaçme nis sot gjykimin ndaj tatimorëve të árrèstuar rreth dy vite më parë në Durrës të cilët merrnin para për të mos vënë gjoba. Të pandehur për dosjen janë marrë Artan Kroj, Gentian Elezi, Petrit Hoxha, Saimir Yzeriraj, Ismail Qypi, Alban Muco, Marinel Sulkaj.
Pròkuroria e Posaçme SPAK i ákùzon për korrupsion dhe ushtrim ndikimit të paligjshëm. Sipas dosjes hètimore, rezultonte se inspektorët e tatimeve në bashkëpunime me njëri-tjetrin merrnin vlera monetare nga biznese nën prèsionin e gjòbave.
Ka qenë pronari i një biznesi që pasi ka filmuar një prej inspektorëve duke i kërkuar para ka bërë kallëzim. SPAK, si prova për këtë dosje ka një sërë përgjimesh ambientale dhe telefonike që kanë zbuluar aferën kòrruptive.
Mes të pandehurve është edhe Artan Kroj, i cili ka qenë kryetar i njësisë nr 3 në Tiranë për Partinë Socialiste. Kroj njihet me emrin Marjels Kroj dhe u arrestua para 2 vitesh nga pòlicia e Durrësit, ndërkohë që ka punuar si inspektor në drejtorinë e Tatimeve në Tiranë.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
