Dy oficerë të Policisë Gjyqësore në Elbasan akuzohen për korrupsion. Ata së bashku me një person tjetër, kanë marrë në disa raste nga dy persona, përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.

Për një nga oficerët, SPAK ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa për oficerin tjetër, u caktua masa e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërkaq, për shtetasin i cili merrte ryshfet së bashku me dy oficerët, u caktua masa e sigurimit “Arrest me burg”.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë ekzekutuar në datën 24.05.2023 masat e sigurimit personale të vendosur ndaj personave nën hetim të mësipërm.

Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re