Kryeministri Rama ka zhvilluar sot takimin e tij të radhës me të rinjtë, të cilët jetojnë, studiojnë apo punonjë jashtë vendit dhe që duan të rikthehen të punojnë në vendin e tyre.

Kreu i qeverisë shprehu gatishmërinë se, të gjithë të rinjtë që duan të kontribuojnë në Shqipëri, do lidhen direkt me ministrat e kabinetit të tij.

Në fund, kreu i qeverisë u dha edhe një këshillë për të rinjtë që jetojnë jashtë: “të bëjnë pak qejf”.

“Më vjen mirë që kemi një numër shumë më të madh se çfarë e prisja, njerëzish si ju që kanë interes për të kontribuar dhe kanë kurajon për ta bërë këtë gjë në sensin që nuk ia lënë fjalës se atje s’të përfill njeri, s’të hap derën njeri, pavarësisht se kjo mund të jetë e vërtetë në raste të caktuara sepse për fat të keq ndodhin dhe këto”, tha Rama, në sesionin e gjashtë të takimit me të rinjtë.

“Ju uroj çdo të mirë, mos harroni të bëni pak qejf se nuk është vetëm punë dhe shkollë jeta. Të merreni me familjen dhe atë që u do zemra.”- tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re