Karikaturisti vlonjat, Arben Meksi ka arritur të triumfojnë mes 470 punimeve nga e gjithë bota në një konkurs në Kanada. Ai ka marrë çmimin e ekslencës, duke lënë pas 62 artistë botërorë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Meksi ka thënë se karikatura e tij është universale, pasi i kapërcen kufijtë e vendit tonë.

Sipas tij, ndonjëherë shumë njerëz i kapërcejnë idetë që ai ka në karikaturë, duke marrë mesazhe nga më të ndryshmet.

Në botë zhvillohen shumë konkurse për karikaturën. Jemi pak shqiptarë që marrin pjesë dhe rëndësia e konkursit varet nga vendi që e organizon, por dhe nga tematika. Ky konkurs ishte i veçantë sepse e para, bëhet në Kanada përtej Antalantikut, e dyta tema është shumë e mprehtë sepse është liria e shtypit në botë dhe e treta ata dinë t’i bëjnë reklamë dhe publicitet këtij konkursi, sepse mblidhen karikaturat, bëhet një katalog dhe bëhet një ekspozitë në shumë qytete të botës.

Karikatura në botë është shumë e zhvilluar, sidomos në vendet e lindjes, sepse dihet ku ka shtypje, ku ka humor, por perëndimorët e kanë më të rafinuar, edhe me shumë kërkesë ndaj dizanjit.

Karikatura ime është universale, i kapërcen kufijtë e vendit tonë. Kjo është karikaturë e kërkuar sot në botë dhe i kalon kufijtë, se është shumë kuptimshme dhe varet nga kapaciteti i atij që e vështron. Ndonjëherë shumë njerëz i kapërcejnë idetë që kam unë në karikaturë. Edhe këtu është bukuria e karikaturës, sepse karikaturistët janë në gjendje të shprehin atë që shumë njerëz e dinë por nuk e thonë”, u shpreh Meksi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re