Ditën e djeshme në Irak është mbajtur “Festivali i Filmit”.

Në të morën pjesë 154 filma nga 78 shtete të botës dhe aktori shqiptar, Viktor Zhusti është vlerësuar me çmimin e rëndësishëm.

 

Në “Slemani International Film Festivl”, Viktori u shpall si aktori më i mirë. Ai u vlerësua për rolin e tij në filmin shqiptar “Delegacioni”.

Në këtë film Viktor Zhusti interpreton personazhin kryesor, që është një intelektual i burgosur, që nuk pranon lojën e pushtetit por preferon sakrificën në vend që të kthehet në vegël të tyre.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re