“Mes çarçafëve”, me regji të Kiço Londos është ngjitur në skenën e teatrit të Korçës me aktoren e njohur Yllka Mujo dhe të talentuarën Ermira Hysaj.

 

Historia e një mësueseje, që nis një lidhje të fshehtë me babanë e njërit prej nxënësve dhe përballja e saj me gruan e tij mban të mbërthyer publikun gjatë gjithë shfaqjes.

 

 

ERMIRA HYSAJ

AKTORE

 “Nuk është thjesht nëna e nxënësit tim. Pjesa është shumë e vështirë dhe reale. Mendoj se është aktuale në këtë realitet të çuditshëm që jetojmë. Të dyja janë viktima, nuk ka faj në këtë pjesë.”

 

 

KIÇO LONDO

REGJISOR

“Një dramë shumë e thjeshtë, por shumë e thellë. Një tekst që më ka ngacmuar sa e kam lexuar dhe pastaj mori jetë. Ajo që duket brenda nuk është thjeshtë marrëdhënia e burrit me të dashurin e vet, por është një zbulim i krejt asaj që ne themi, është familja, edukimi, vetmia, e ardhmja, shpresa.”

 

“Mes çarçafëve” do të shfaqet edhe mbrëmjen e kësaj të diele në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re