Mediat izraelite i kushtuan shumë vëmendje këtyre ditëve stërvitjes së përbashkët ushtarake të ushtrive marokene dhe izraelite.
Kjo stërvitje është pjesë e manovrave “Luani Afrikan 2025” që po zhvillohen në rajone të ndryshme të Marokut.
Gjithashtu, kjo stërvitje e përbashkët ushtarake është një vazhdim i përpjekjeve të vazhdueshme të Izraelit për të forcuar bashkëpunimin ushtarak me Mbretërinë e Marokut, në kuadër të marrëveshjes së normalizimit të nënshkruar në vitin 2020.
Siç mund të shihet, brigada kriminale izraelite e Golanit trajnon ushtarët marokenë se si të kryejnë aktivitete luftarake në tunele. Ky është një simulim i luftimeve në tunelet e Gazës.
תיעוד מיוחד ממרוקו: לוחמי חטיבת גולני והכוחות המזויינים של מרוקו בתרגיל בתת-קרקע. יש פה נסיון ישראלי שנמשך עוד מעט 600 יום 🇮🇱🇲🇦
@kaisos1987 #AfricanLion25 pic.twitter.com/A4ZzMHdztF
— איתי בלומנטל 🇮🇱 Itay Blumental (@ItayBlumental) May 25, 2025
Pamjet e ushtrimeve ushtarake midis ushtarëve marokenë dhe anëtarëve të Brigadës kriminale izraelite të Golanit kanë shkaktuar dënime të ashpra në mediat sociale, veçanërisht në dritën e agresionit aktual izraelit në Rripin e Gazës.
Fronti Maroken në Mbështetje të Palestinës dhe Kundër Normalizimit të Marrëdhënieve me Izraelin – një koalicion prej rreth njëzet partish, sindikatash dhe shoqatash të krahut të majtë – dënoi ashpër pjesëmarrjen e ushtrisë izraelite në manovra.
Në deklaratën e saj, ajo thotë se ky është një “provokim për të gjithë popullin maroken” dhe bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të ushtrimeve.
Megjithatë, mbreti maroken nuk e dëgjon fare zërin e publikut. Maroku, pra mbreti maroken, i ka ofruar mbështetje aktive Izraelit që nga fillimi i agresionit kundër Gazës. /tesheshi.com/