Mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë konflikte. Kështu është shprehur kreu i PSD në Kosovë Dardan Molliqaj.

 

Në një intervistë për Vizion Plus ai tha se territori i Kosovës mbrohet nga KFOR, i cili menaxhohet nga NATO. Për këtë arsye sipas tij, nuk mund të ndërhyjë çfarëdolloj force.

 

“Nuk do ketë konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. Ato janë dëshira shoviniste të politikës së Serbisë.  

 

 

KFOR është këtu dhe territori i Republikës së Kosovës është nën menaxhimin e NATO-s dhe kjo është e pamundshme të futet çfarëdolloj force këtu. Ne kemi një polic që ka marrë dy plagë, njëra më pak se 5 cm larg zemrës është plumbi që është ende në trupin e tij dhe kjo pë3rpjekje për destabilizim të kontrolluar është për shmangje të vëmendjes nga debati politik”, tha ai

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re