Komiteti Ekzekutiv ka vendosur 7 shkurtin, si ditën e zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme dhe bashkë me të edhe të zgjedhjeve për kreun e FSHF-së dhe Komitetit Ekzekutiv. Deri në këto momente nuk është shpallur asnjë kandidaturë edhe pse është gati i sigurt rikandidimi i presidentit aktual Armando Duka. Ai është prej 16 vitesh në krye të qeverisë së futbollit shqiptar duke ‘’zhdukur’’ rivalitetin. Por duket se këtë herë do të ketë një rival të fortë, madje një që vjen nga politika. Bëhet fjalë për ish kryeministrin dhe deputetin aktual të PS-së, Bashkim Fino. Për shumë kjo javë do të jetë ajo e zyrtarizimit të rivalitetit Duka – Fino.

Pas saj të dy do të nisin kërkimin e votive dhe pikërisht në këtë pikë është portali vipsport.al që ka bërë një vëzhgim të rëndësishëm. Mes 66 anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme 44 prej tyre janë përfaqësues klubesh dhe 12 shoqatash. Veç shoqatave të trajnerëve, mjekëve sportive, arbitrave dhe Futsallit por janë edhe 8 shoqata rajonale. Vipsport.al ka bërë një kërkesë në gjykatë dhe gjen se asnjë prej këtyre tetë shoqatave rajonale nuk është e regjistruar në gjykatë.

Kjo të bën të mendosh se janë plot tetë vota në favor të Dukës, kjo pasi përfaqësuesit e këtyre shoqatave janë edhe punonjës të FSHF-së. ndërkohë me shumicën e klubeve që janë në pronësi të bashkive përkatëse, atëherë këtë herë edhe votat mund të jenë shumë politike.

Por ka edhe më pasi interesante sepse si anëtare të Asamblesë janë edhe klube jo më ekzistente ose që nuk janë pjesë e Kategorisë Superiore, të Parë dhe të Dytë. Janë plot gjashtë ekipe të tilla ndërkohë që mungojnë skuadra të tjera, të cilat janë e Kategorisë së Parë apo të Dytë. Ndaj kjo listë anëtarësh edhe pse a mbetur pak kohë duhet riparë dhe përditësuar për të qënë ndryshe dhe gati për datën 7 shkurt./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re