Një viktimë dhe 4 të plagosur, e në mesin e tyre dhe një adoleshent krejt i pafajshëm.

Një ndër 4 të plagosurit nga të shtënat me armë në zonën e Don Boskos këtë pasdite të 4 janarit, rezulton të jetë kamarieri i lokalit ku ndodhi ngjarja.

19 vjeçari A.Selimaj ka marrë po ashtu një plumb në shpatull si pasojë e atentatit të kryer këtë pasdite. Fatmirësisht i riu së bashku me tre të plagosurit e tjerë janë dërguar shumë shpejt në spital, kjo për shkak se ‘Ushtaraku’ ndodhet fare pranë zonës ku ka ndodhur krimi.

19 vjeçari aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re