Mes tensioneve dhe zhurmuesve të opozitës, mazhoranca ka miratuar pr.ligjin për lojërat e fatit.

Ky projekt ligj kërkon shumicë të thjeshtë dhe më 72 vota pro dhe dy abstenim është miratuar, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar seancën.

Fillimisht kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi amendamentet për ndryshim dhe më pas u hodh votimi në tërësi.

Edhe kjo seancë, ashtu si të tjerat ka zgjatur për gati 12 minuta mes kaosit. Deputetë të opozitës zbarkuan në sallën e seancave plenare, ku duke i rënë bilbilave, penguan zhvillimin normal të Kuvendit.

I pranishëm në këtë seanca ishte edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili qëndroi vetëm disa momente dhe më pas u largua.

Sot ishte parashikuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama,  i cili ia kishte deleguar kompetencat ministres Spiropali, pasi vetë ndodhet në Bruksel. Por edhe kjo interpelancë nuk i zhvillua.

“Më vjen keq që u tërhoqët nga interpelanca me zonjën Spiropali. Ju njoftoj që kryeministri ndodhet në Bruksl dhe vjen në mesditë për takimin me Sekretarin e shtetit, zotin Blinken. Faleminderit”- tha Nikolla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re