Teksa në sallën e seancave plenare ka tensione, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në qeveri, për largimet dhe më pas emërimet e reja. Pr.vendimi i parë që u miratua ishte ai për shkarkimin nga detyra e zëvendëskryeministres, për Belinda Ballukun.
Ky pr.vendim ka marrë 85 vota pro dhe asnjë kundër shkarkimit.
Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri 7 ndryshime në qeveri, ndërsa dje këto ndryshime u dekretuan nga Presidenti Bajram Begaj.
