Forcat e Ushtrisë janë duke zhvilluar një stërvitje në kushte ekstreme. Mes tymit, godinave të shkatërruara, por edhe shënjestrës së armëve, trupat ushtarake janë në “gjendje sulmi”. Fotot që janë publikuar nga ministrja Olta Xhaçka nënkuptojnë një përgatitje për gjendje lufte, por nga burimet bëhet e ditur se këto veprime ushtarake janë një test për ata ushtarë që do të nisen me mision paqeruajtës në Afganistan.

Sipas mënyrës së trajnimit, ushtarakët shqiptarë veprojnë jo vetëm në salla, por edhe në terren, ku u duhet të përballen me shumë vështirësi.

Ende nuk është përzgjedhur kontigjenti që do të niset me mision, por bëhet fjalë për ata ushtarakë që do të mund të kalojnë testin fizik, atë profesional dhe psikologjik.

Ndaj kanë nisur ushtrime në terren, duke filluar që nga përballja me breshëri armësh, lirime pengjesh e deri tek çmontime të eksplozivëve në automjete të ndryshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re