Që nga mosha 6 muajsh, 7- vjecari Daniel Tosku në lagjen e re pranë burgut të Rrogozhinës vuan nga sëmundja e epilepsisë dhe mpiksja e gjakut.

“Dua që t’i bëjnë kontroll të gjithë, edhe në shtet që e kam çuar nuk kam gjetur zgjidhje, edhe me ilaçet ka krizë. Sa vjen bëhet edhe më keq. Kërkojmë nga shteti të vendosë dorën në zemër, vuan nga epilepsia dhe mpiksa e gjakut në kokë që në moshën 6 muajsh. Të vendosë dorë shteti për mua, as kam asnjë të ardhur financiare. Ca punon burri nxjerr ndonjë lekë. Bashkia na sjell ndonjëherë për të ngrënë. Deri tani më kanë ndihmuar të tjerët për sevap për të marrë ilaçe. Edhe borxhe kemi marrë për të blerë ilaçe djalit. Nuk ka gjë më të keqe të shikosh fëmijën tënd mos ecë dot. Jemi komplet të mbaruar, shiu bie komplet brenda. Apeli im është që të na ndihmojnë”, u shpreh nëna e 7-vjeçarit.

Familja Tosku me 4 anëtarë jeton në një banese me qira ne kushte ekstremisht të vështira ekonomike. Nëna e 7-vjeçarit , Urma Tosku mes lotësh tregon sfidat shumëvjecare dhe vështirësitë e përditshmërisë me angazhimin maksimal që i përkushtohet djalit të sëmurë gjendja e të cilit nga viti në vit përkeqësohet.

Shumë dyer me janë mbyllur teksa kam kërkuar ndihmë thotë ajo teksa në kulmin e dëshpërimit jo pak herë kam tentuar t’i jap fund jetës. Familja jeton në kushte të mjerueshme vetëm me pagesën e kujdestarisë teksa për shkak të medikamenteve të shtrenjta është zhytur në borxhe. Situata duket e pashprese në këtë familje me nevoja te veçanta e cila vuan dramën e përditshme me sëmundjen e Danielit. Kurrë nuk jam ndier më e dobët sesa tani që kërkoj ndihmë publikisht thotë me zërin që i dridhet Urmaja teksa dëshperimisht bën apelin rënqethës për ndihmë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re