Nga universiteti i Elbasanit ku po merr pjesë në një aktivitet Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka vendosur theksin në faktin se përgjegjësia kryesore për uljen e numrit të studentëve që zgjedhin degët e mësuesisë është e universiteteve dhe e programit që ofrohet.

Sipas ministres kriteri i mesatares nuk është arsyeja kryesore e uljes së studentëve.

Kerkoi nga universitetet të bëjnë një analizë dhe të nxjerrin arsyet e sakta të uljes së nr të studentëve.

Kushi: Nuk jam dakort që të mos ketë kriter mesatareje për mësuesit, por ka mekanizma të tjerë për të nxitur të rinjtë dhe të rejat për zgjedhjen e programit të mësuesit. Arsyen e rënies së mesatares duhet ta gjejmë të gjihë bashkë, a ofrojmë ne më të mirën?

A ofrojmë programe cilësore? A i kemi shfrytëzuar të gjitha kapacitetet dhe pastaj mesatarja është gjëja e fundit që duhet disktuar. Duhet të reflektojmë, programet e mësuesisë duhet të nxisin më të mirët sepse ne i kemi parë pasojat në sistem. Mësuesia grumbullonte ata që mbeteshin pa të drejtë studimi nga fakultetet e tjera, nuk duhet të jetë kështu.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re