Një mesazh të pazakontë ka përcjellë ambasadori amerikan Donald Lu, një ditë para se ish-ministri i Rendit, Saimir Tahiri të paraqitet në Gjykatën e Apelit, për të kërkuar heqjen e masës “arresti shtëpie”.

“Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin”, shprehet Lu.

Pra, siç mund të vihet re, ambasadori amerikan po shpreh rezervat e tij një ditë para vendimit, duke ngjarë si një diktim në distancë mbi togat e zeza të Apelit.

Siç dihet, ai dhe Tahiri kanë patur fërkime në qëndrime.

Ky qëndrim i Lu-së vjen një ditë pasi mediat publikuan pamje të një feste ku ai e figura të tjera të lartë të shtetit e politikës, përfshirë dhe presidentin Meta, kërcënin e këndonin çakërqejf nën ritmet e këngës së Baftjarit.        

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re