Një mjet i parkuar në garazhin e një pallati ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku fatmirësisht janë shënuar vetëm dëme materiale.

Mjeti ka qenë në pronësi të shtetasit Lulëzim Muça,me detyrë, Inspektor tek Qarkullimi Rrugor, Kavajë.

Sipas burimeve te Fax News, paraprakisht ka dyshime të forta se ka qenë lëndë plasëse ajo që ka shpërthyer në mjetin e punonjësit të policisë në Kavajë, edhe pse fillimisht u tha se ishte impianti i gazit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re