Artistët palestinezë tërhoqën vëmendjen për të drejtat e fëmijëve palestinezë për të luajtur me një foto që vizatuan në rërë në një plazh në Gaza.

Në këtë aktivitet, i cili u organizua me iniciativën e shoqatës “Rinia e Gazës”, morën pjesë rreth 50 fëmijë të plagosur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, si dhe familjet e tyre.

Logoja e Kupës së Botës 2022 është vizatuar në rërë dhe mbi të shkruhet mbishkrimi “Kemi të drejtë të luajmë”.

Organizatori i këtij eventi, Mohammed al-Haseni, tha për AA se në këtë mënyrë duan t’u tregojnë të gjithëve se edhe fëmijët në Gaza kanë të drejtë të luajnë, gjë që Izraeli ua ka mohuar.

Al-Haseni shtoi se kanë vendosur që këtë ngjarje ta organizojnë në mënyrë simbolike para fillimit të Kupës së Botës në futboll.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë përpjekje për të ndaluar sulmet izraelite në Gaza.

Izraeli ka nisur katër sulme të mëdha në Gaza gjatë bllokadës 16-vjeçare, në 2008, 2012, 2014 dhe 2021.

Që nga viti 2006, Gaza ka qenë nën një bllokadë të plotë tokësore, detare dhe ajrore nga Izraeli. Rreth dy milionë banorë jetojnë në një sipërfaqe prej 365 kilometrash katrorë.

Sipas raporteve të fundit të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 65 për qind e popullsisë në Gaza jeton nën kufirin e varfërisë dhe papunësia është mbi 60 për qind.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re