Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhemi shpall marrëdhënie më të mira mes Arabisë Saudite dhe Iranit (

Tensionet e gjata midis rivalëve rajonalë, Iranit dhe Arabisë Saudite po i afrohen fundit, tha në një intervistë të shtunën kryeministri irakian Mustafa al-Kadhemi.

Iraku, një fqinj i të dy vendeve, priti pesë raunde bisedimesh vitin e kaluar që synonin rivendosjen e lidhjeve midis Arabisë Saudite sunite dhe Iranit me shumicë shiite, raportoi AFP.

Pas raundit të fundit të bisedimeve në Bagdad, zyrtarët irakianë tingëlluan gjithnjë e më optimistë, duke folur për sesionin e gjashtë të ardhshëm, madje duke shkuar aq larg sa të parathonin perspektivat për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike që u ndërprenë në vitin 2016.

Irani dhe Mbretëria e Arabisë Saudite po mbështesin rivalët në disa zona konflikti në të gjithë rajonin, duke përfshirë Jemenin, ku rebelët Huthi mbështeten nga Teherani, ndërsa Riadi po udhëheq një koalicion ushtarak që mbështet qeverinë legjitime të atyshme.

Kujtojmë se kriza e rëndë nisi kur protestuesit iranianë sulmuan misionet diplomatike saudite në Iran në vitin 2016, pasi Mbretëria ekzekutoi imamin shiit Nimr al-Nimr.

Kujtojmë se dy vendet kanë në thelb papajtueshmëri të thella fetare, prej nga buron dhe raporti kurrë miqësor mes tyre.

Saudia përfaqëson polin kryesor si dhe historik të Islamit sunit, Islami burimor dhe dominant mes muslimanëve në shkallë botërore, së bashku me Turqinë si një ish-perandori, ndërsa Irani pëfaqëson shiizmin, një variant i degraduar besimi, një devijim i rëndë nga burimi.      

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re