Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, i dërgoi një mesazh solidariteti botës muslimane në pragnisjen e muajit të Ramazanit.

 “Sonte vëllezërit tanë muslimanë fillojnë muajin e Ramazanit. Shpreh afërsinë time me të gjithë ata”, tha Papa Françesku gjatë fjalimit të tij para besimtarëve në St. Pjetri në Vatikan.

Papa tha gjithashtu se ai lutet për paqen në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme dhe shprehu shpresën që konfliktet, të cilat u kanë shkaktuar vuajtje të mëdha civilëve, të marrin fund sa më shpejt të jetë e mundur. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re