Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, ku objektiv ka qenë makina e punonjësit të policisë me emrin Lulzim Kastrati.

Për ngjarjen ka disa persona të shoqëruar, ndërsa policia bën me dije se mjeti që ka qenë i parkuar pranë banesës ka dëme të pjesshme.

Nuk dihet nëse ky ka qenë një mesazh paralajmërues nga persona kriminalë të cilët mund të kenë pasur mosmarrëveshje me efektivin Lulzim Kastrati.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve, dhe nëse rasti ka të bëjë me detyrën që ka punonjësi i policisë. Si provë materiale, janë marrë kamerat e bizneseve përrreth vendit ku makina ndodhej e parkuar si dhe ka shoqëruar persona të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes së ndodhur.

Pamjet nga vendngjarja/ Tritoli në makinën e punonjësit të policisë, mesazh paralajmërues ndaj tij, lënda plasëse u vendos…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re