Burime diplomatike italiane, duke iu referuar takimit të liderëve të G7 që do të mbahet të shtunën, nënvizuan se do të shqyrtohet mundësia e shtrëngimit të sanksioneve ndaj Moskës.

Një referencë e veçantë do t’i bëhet kanaleve të financimit të Rusisë dhe eksportit të burimeve të saj energjetike. Në të njëjtën kohë, në mbledhjen e parë nën presidencën italiane pritet të dërgohet një mesazh i qartë, i cili do të përgënjeshtojë se Perëndimi është lodhur duke mbështetur Ukrainën.

Ndërkohë, reagimi që presidenti rus Vladimir Putin i dha një studenteje italiane në Universitetin e Moskës për marrëdhëniet ruso-italiane bëri bujë në Romë.

“Italia ka qenë gjithmonë pranë nesh, më kujtohet mënyra se si më pritët, u ndjeva si në shtëpinë time”, tha Putin. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re