Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i pritshëm maaqedonas, Christian Mickoski, në urimin e tij drejtuar qytetarëve me rastin e ditës së vëllezërve Kiril dhe Metodi, e quajti vendin e tij “Republika e Maqedonisë”, pra pa “Veriun”, duke i qëndruar kështu stoik qëndrimit kundër Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit.

“Në emrin tim dhe në emër të VMRO-DPMNE-së, të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë i uroj festën e sotme, Ditën e Ndriçuesve Pansllavist, të vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi”, ka theksuar Mickoski në mesazhin e tij me shkrim, e cila u postua në faqen e partisë së tij.

Në të njëjtin stil, Mickoski shkruan për “maqedonasit krenarë”, duke shtuar se “ne si gjeneratë duhet ta ruajmë veprën e Kirilit dhe Metodit dhe të krenohemi me të, e cila është e gjallë për më shumë se një mijëvjeçar, këtu në Maqedoni dhe pothuajse në gjysmën e Evropës”.

Më 24 maj, Maqedonia e Veriut (si në vendet e tjera sllave) feston vëllezërit Cirili dhe Metodi, të njohur edhe si iluministët e sllavëve.

“Ka vetëm një Maqedoni”

Për vendin e tij ai theksoi se “Nuk ka të majtë apo të djathtë, qeveri apo opozitë, nuk ka komb të keq apo të mirë, ka vetëm një Maqedoni, me njerëz të denjë që e meritojnë lumturinë. Ka vetëm një Maqedoninë tonë. Me një histori që i përkulemi dhe një të ardhme duhet të krijojmë vetë dhe për të cilën jemi gati të luftojmë. Nuk kemi kohë për të humbur e mbajtur zi për padrejtësitë e bëra ndaj nesh, as për mundësitë e humbura të atyre para nesh”.

Me këto mesazhe, tashmë mund të thuhet se po rikthehet kriza diplomatike mes Shkupit e Athinës, e cila zgjati me dekada, mbi një mosmarrëveshje tipike ballkanike mbi të kaluarën, me theks nacional, identitar e territorial.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re