Gazetarët Mustafa Thuraya dhe Hamza Dahdouh, djali i Wael Al-Dahdouh, shefi i Al Jazeera-s në Gaza, u vranë në një sulm izraelit në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.

Ata u vranë kur një raketë goditi drejtpërdrejt automjetin me të cilin po udhëtonin.

Hamza Dahdouh, 27 vjeç, fotoreporter dhe kolegu i tij Mustafa Thuraya ishin në makinë kur u qëllua.

Në rrjetin social X.com (ish-Twitter) u shfaq një fjalimi i të atit në funeralin e të birit, i cili është bërë viral pikërisht prej mesazheve të forta të përcjella.

“Nëse Hamza i ka borxh dikujt, unë jam këtu(për ta shlyer)”, nisi ai.

“Dhimbja është e madhe, veçanërisht kur goditjet pasojnë njëra-tjetrën, mirëpo nuk them asgjë tjetër përveç se: ‘Na mjafton Allahu dhe Ai është mbrojtësi ynë’.

Kjo është sprova jonë dhe duhet të pajtohemi sido që të jetë.

Shpresojmë që vetëm Allahu të jetë i kënaqur me neve.

I them birit tim dhe gjithë dëshmorëve të rënë deri tani: Ne do të vazhdojmë dhe i mbetemi besnikë besës së dhënë.

Lotët tanë janë lotë krenarie, ndershmërie dhe e bëjnë dallimin mes nesh dhe agresorit, ngase ne jemi të përmbushur me njerëzi ndërsa ata me vrasje dhe urrejtje.

Nuk qajmë nga frika e as paniku për dallim nga ata.

Na kanë thënë se puna e gazetarëve garantohet me të gjitha të drejtat ndërkombëtare, mirëpo nuk na doli kështu.

Te ne u vranë 107 sosh dhe askush nuk lëvizi e as nuk ndërmorri asgjë.

Le ta sheh bota këtë padrejtësi që po ndodhë mbi këtë popullatë civile.

Sidoqoftë, ne vazhdojmë të mbetemi këtu dhe ta përmbushim misionin tonë.”

Ai shtoi se banorët e Gazës u thonë lamtumirë të dashurve të tyre çdo ditë, çdo orë, çdo moment.

Kujtojmë se Wael Dahdouh, 52 vjeç, humbi gruan, vajzën, nipin dhe djalin 15-vjeçar në sulmin izraelit në shtëpinë e e tij në tetor të vitit të kaluar. Tani humbi dhe djalin e madh, Hamzën.

Tashmë, në jetë ai ka vetëm një vajzë, e cila u lut që i ati të qëndrojë me të.

“Nuk kam njeri tjetër veç teje”, tha ajo mes lotësh duke përqafuar të atin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko