Ish-deputetja Valentina Leskaj ka reaguar dy javë pasi humbi burrin e saj për shkak të koronavirusit, duke falenderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetëse.

Duke përmendur dhimbjen e madhe që ka lënë pas humbja e bashkëshortit të saj, Leskaj i thotë mbështetësve që situata e vështirë që ka kaluar e bëri që të mos arrinte t’i kthente mesazhe, por mirënjohja për ngushëllimet që i kanë dhënë ata është brenda zemrës së saj.

Postimi:

Të dashur miq, kolegë e dashamirës,

Në këto ditë të vështira të humbjes së bashkëshortit tim të dashur, babait e gjyshit të shtrenjtë të fëmijëve të mi, njeriut që na bën krenar për vlerat njerëzore dhe emrin që la, Astritit, dua të shpreh një falenderim zemre dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ju, që me telefonatat e mesazhet e ngushëllimit, të ardhura nga çdo cep i Shipërisë e përtej kufijve të saj, na dhatë mbështetje të madhe.

Situata e vështirë shëndetsore që kalova, më pengoi t’u përgjigjesha menjëherë mesazheve tuaja, po unë besoj se falenderimi dhe mirënjohja nuk kanë të bëjnë me kohën, ato janë aty, brenda zemrave tona pavarësisht nga rrethanat e vështirësitë fizike.

Mbështetja juaj më ka dhënë mua dhe gjithë familjes, forcë dhe kurajo për të përballuar humbjen, të cilën do ta kishim më të vështirë pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme.

Lus me zemër të keni vetëm gëzime e mirësi në familjet tuaja, sikurse uroj më të mirën për çdo familje shqiptare në këto ditë të vështira të pandemisë.

Faleminderit nga zemra.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re