Boksieri shqiptar Florian Marku i cili të shtunën e kaluar mori titullin e kampionit të botës në peshën e mesme IBF ka thënë se nuk i ka pasur problem mesazhet e politikanëve dhe se i ka mirëpritur edhe pse ai nuk është pjesë e asnjë partie politike.

Më tej Marku foli edhe për prezencën e shqiptarëve në stadiumin k uu ndesh duke thënë se ishin larguar menjëherë pasi kishte mbaruar ndeshja e tij pasi nuk u interesonin ndeshjet e tjera.

“Unë kam një ndeshje me 20 nëntor. Do të rri një javë pushim dhe pastaj do të vizitoj edhe familjen time, kur të vi aty. Unë nuk i kam problem mesazhet e politikanëve dhe nuk jam pjesë e ndonjë partie, i mirëpres nga të gjithë. Unë isha ndeshja e dytë e eventit. Nuk e kemi pritur aq shumë njerëz. Publiku kur mbarova unë ndeshjen u larguan më pas, nuk u interesonte kush ndeshej më vonë.
Unë e kam nisur boksin në Greqi, por me kickboks. Por mua më kanë quajtur gjithmonë si boksieri dhe prandaj kam kaluar lehtë në boks.”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re