Analisti Andi Bushati ka komentuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim lidhur me kandidimin e deputetit Tom Doshi.

I ftuar në emisionin “Open”, Bushati tha se në postimin e sotëm, ambasadorja duket sikur konfirmoi mandatin e tretë të kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa shtoi se Doshi kurrë nuk ka kërkuar një pozicion në kabinet, pra Kim ka zgjidhur një problem që s’ka ekzistuar kurrë.

“Mu duk mesazh dashurie ndaj Ramës. Ky fliste për një mandat të tretë.

Nga i lindi kësaj ky shqetësim se Doshi do na bëhet minister.

Sot tha Rama mandat të tretë, por me çuna të mirë në qeveri.

E ke dëgjuar ndonjëherë Tom Doshin të thotë dua të jem ministër?

Ajo zgjidhi një problem që nuk është shtruar kurrë,”-tha Bushati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re