Senatori Marco Rubio i dërgoi një kërcënim origjinal por dhe të frikshëm presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro, duke ofruar fotot e ish-liderit libian Muamar Gadafi, i cili ra nga pushteti në të ashtuquajturën “Pranverë arabe”, një rebelim i dhunshëm i mbështetur nga Perëndimi, si dhe atë të ish-presidentit irakian Sadam Husein, rrëzuar nga pushtimi i drejtpërdrejtë amerikan
Pa shtuar ndonjë tekst, Rubio ndau fotot krahasuese të Gadafit e Sadamit, duke i pasuar nga me atë të Maduros, duke lënë vendin bosh të një fati të ngjashëm pas rrëzimit nga pushteti.
Imazhet u përcollën disa orë pasi Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, tha se “ditët e administratës së Venezuelës janë numëruar”, duke aluduar se njerëzit do ta rrëzonin udhëheqësin e tyre të zgjedhur.
Rubio, një senator Florida me prejardhje kubane, ka qenë një figurë me ndikim në politikën e Venezuelës në Uashington dhe një nga zërat më të zhurmshëm që mbështet udhëheqësin e opozitës të Venezuelës, Juan Guaido, i cili deklaroi veten udhëheqës të përkohshëm të vendit muajin e kaluar. Elektorati i tij përbëhej kryesisht nga emigranë kubanë dhe të tjerë në Amerikën Latine, me pakënaqësi të madhe ndaj qeverive socialiste dhe Rubio është i njohur për qëndrimin e tij kundër Havanës, një nga aleatët kryesorë të Maduro-s.
Largimi brutal i Gadafit nuk është ndjekur nga paqja dhe stabiliteti në Libi, por disa politikanë amerikanë, përfshirë Rubion, e konsideruan operacionin si të suksesshëm.
“Ne erdhëm, e pamë, ai vdiq”, tha atëherë Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton për rënien e Gadafit.
Rubio, në atë kohë, gjithashtu shprehu mbështetje për ndërhyrjen e SHBA-së në Libi, dhe me sa duket, ende e sheh atë pozitivisht. Që atëherë, Libia është mbërthyer në një luftë civile që ka vrarë me mijëra njerëz dhe që e ka ndarë vendin midis dy qeverive rivale, një në Tripoli dhe një Tobruk, pa llogaritur dhe grupet e shumta militante.
Por disa ekspertët të politikës shprehën shqetësimin e tyre nga mesazhi i Rubios, duke përmendur Irakun dhe Sirinë së bashku me Libinë, si shembuj të ndërhyrjeve ushtarake katastrofike të SHBA.
Por pati gjithashtu dhe kundrafoto, duke i treguar senatorit se cila ishte Libia, Iraku, Siria e Jemeni, para se për fatin e tyre të vendosnin SHBA.